Telegrafi

Kasami me një gol të bukur me kokë i siguroi tri pikë Baselit

Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami i ka siguruar fitoren skuadrës së tij Baselit në ndeshjen ndaj Servettes.

Baseli ka fituar me shumë mund ndeshjen ndaj Servettes, në një takim ku pati shumë raste për shënim.

Futbollisti shqiptar golin e ka realizuar në minutat e parë të pjesës së dytë, teksa ky realizim doli të jetë edhe vendimtar për fitoren e Baselit.

Kasami ka shënuar edhe në pjesën e parë një gol të bukur, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Në këtë ndeshje si titullar ka filluar edhe Edon Zhegrova, i cili u zëvendësua më pastaj në minutën e 84-të.

Më këtë fitore Basel gjendet në pozitën e tretë me 13 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/