Pajtim Kasami do të largohet nga kampionët e Greqisë Olympiacos.
Një gjë e tillë tanimë është e sigurt pasi trajneri shqiptar Besnik Hasi nuk llogaritë në shërbimet e tij.
E ardhmja e mesfushorit shqiptar u lidh me kampionatin zviceran ku Grasshopper këmbëngulte për transferimin e tij.
Por tani anësori ka edhe një ofertë tjetër ku mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.
Është skuadra e ngjitur në elitën e futbollit italian, Spal që ka kontaktuar agjentin e lojtarit.
Spal i ka ofruar Kasamit kontratë dy vjeçare dhe një vend në formacionin bazë nëse tetovari pranon transferimin tek ta. /Telegrafi/