Telegrafi

Kasami: Maqedonisë i duhet një marrëveshje e re

Koordinatori i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka komentuar gjendjen dhe për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja e Ohrit është nënshkruar nën presion në kohë të konfliktit të armatosur dhe për këtë arsye është koha për një marrëveshje të re që do të nënshkruhet në kushtet e paqes”, deklaroi Bilall Kasami për ”Sloboden Pecat”.

Përndryshe, partia që e drejton Kasami ka marrë 5 deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe renditet si partia e dytë në spektrin e partive shqiptare në Maqedoni./Telegrafi/