Në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë”, lideri i Lëëvizjes BESA, Bilall Kasami, deklaron se lëvizja e tij nuk do të bëjë koalicion me ndonjë parti të bllokut maqedonas, nëse ndaj tyre ka lëndë në PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kasami thotë se pa marrë parasysh asaj çfarëë ndodhi, Maqedonia ka nevojë të patjetërsueshme për zgjedhjet e 11 dhjetorit, për të dalë nga kjo krizë politike dhe e sigurisë, ku gjendet vendi dhe institucionet dhe të kthehet Maqedonia në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Në lidhje me bisedumet me LSDM-në, Bilall Kasami bën të ditur se me këtë parti kanë patur kontakte deri në nivelin më të lartë, por nuk ka ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Në lidhjeme ndasitë etnike, Kasami thotë se do të ishin të lumtur që Maqedonia të mos jetë e ndarë në vija etnike, që të gjithë qytetarët t’i kenë mundësitë për t’i realizuar të drejtat e tyre, pa shenjë etnike./Telegrafi/