Në një njoftim të dërguar nga Lëvizja Besa thuhet se koordinatori i kësaj partie është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, ku është biseduar për aktualitetet politike në vend.
Zyrtarët e Lëvizje Besa e kanë informuar ambasadorin slloven për platformën “Ridefinimi”, si dhe përgatitjet e Lëvizjes për zgjedhje. Besa me këtë rast ka shprehur mbështetje të parezervë për Prokurorinë Speciale Publike.
Sipas Besës, përveç PSP-sës krijimi i një Gjykate Speciale është nevojë e patjetërsueshme.
Nga Besa njoftojnë se do të vazhdojnë takime me karakter diplomatik./Telegrafi/