Site icon Telegrafi

Besa dhe Aleanca kërkojnë ekipe multi-etnike në gjithë vendin për zbatimin e regjistrimit të popullsisë

Partitë politike shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët paralajmërojnë se do të dorëzojnë disa amendamente në Ligjin për regjistrimin e popullsisë për të de-politizuar procesin nëpërmjet, siç thonë, formimit të ekipeve multi-etnike për zbatimin e operacionit statistikor.

“Që të keni regjistrim të besueshëm duhet që ekipet që janë në terren të përmbushin karakterin multi-etnik. Ashtu si në pjesët shqiptare, ku ka ekipe të përziera, ashtu duhet të ketë edhe në pjesën lindore, aty ku nuk ka shqiptarë. Të ketë shqiptarët që nënshkruhen që në fund të dalim me regjistrim të pranueshëm”, deklaroi Arianit Hoxha për Alsat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët theksoi se përcaktimet për regjistrimin e diasporës duhet të rishqyrtohen.

“Është një mundësi e mirë që qytetarët që jetojnë jashtë të kenë mundësi që numrin amë të tyre ta japin te ndonjë nga familje”, thotë Bexheti duke cekur edhe regjistrimin online për diasporën.

OBRM-PDUKM tashmë u deklarua se nëse nuk përfshihen në përgatitjenl e Ligjit për regjistrim të popullsisë është e mundur që ta bojkotojnë gjithë procesin./Telegrafi/

Exit mobile version