Kryetari i Tetovës dhe Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka njoftuar për takimin e tij me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj me të cilin kanë biseduar për sfidat e përbashkëta të Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe për integrimin e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ishte nder dhe kënaqësi që sot në Tiranës, me bashkëpunëtorët e mi, nënkryetaren e Lëvizjes BESA, Besa Kdriu si dhe anëtarin e kryesisë qendrore Besat Durmishi, të takojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ??z.Bajram Begaj.
Fillimisht, Presidentin Begaj e urova për marrjen postit si President i Republikës, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese gjatë mandatit të tij.
Me presidentin biseduam për tema të ndryshme, si në nivel lokal poashtu edhe në nivel nacional. Me Presidentin e Republikës biseduam edhe për pozitën e shtetit shqiptar në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, ku Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv për stabilitetin rajonal dhe sigurinë në Ballkanin Perendimor.
Në fund, falenderova z.Begaj për mikpritjen, me shpresë që takime të tilla të zhvillojmë edhe në të ardhmen”(sic) ka shkruar Kasami. /Telegrafi/