Telegrafi

Kasami: Biseduam me Zaevin për parimet që garantojnë qeverisje reformatore (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe atij të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ky i fundit bëri të ditur se komunikimi ndërmjet partive vazhdon më tutje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Sot kishim takim me kryetarin e LSDM-së ku biseduam për parimet e një bashkëqeverisje, parime të cilat do të garantojnë që kjo qeveri do të jetë reformatore dhe që do të punojë në interes të qytetarëve, e jo si deri tani një qeverisje që nuk ka qenë transparente. Lëvizja Besa nëse do të jetë në qeveri, është ajo që do t’i garantojë këto parime”, u shpreh Kasami./Telegrafi/