Telegrafi

Kasami: BDI është e mbushur përplot me gënjeshtra dhe mashtrime

“Rilindje me Besë” sonte ishte prezent në Çellopek të Bërvenicës dhe në Bogovinë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës për njësinë e gjashtë zgjedhore tha se fushatën zgjedhore që e ka shpalosur BDI është përplot gënjeshtra e mashtrime, pasi premtimet e njejta nuk i kanë realizuar gjatë 14 viteve sa kanë qenë në pushtet.

“Gjatë kësaj fushate parazgjedhore mua më kanë tronditur njerëzit dhe përfaqësuesit e BDI-së të cilët ndërtuan parti duke përvetësuar emblemën më të shenjtë të shqiptarëve, atë të UÇK-së, erdhën në pushtet duke u thirrur në gjakun e rinisë shqiptare, që në fund të përfitojnë ata vetë dhe të na bindin neve shqiptarëve se luani bullgar na qenka emblemë e shqiptarisë”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/