Site icon Telegrafi

Kasami: ASH-ja të mbaj fjalën e dhënë

Pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të Lëvizja Besa sonte në Tetovë, kreu i kësaj partie Bilall Kasami tha se si subjekt politik janë në pritje që Aleanca për Shqiptarët të mbaj fjalën dhe të organizoj takimin trepalësh mes ASH-së, Besës dhe Alternativës.

Kasami akuzoi Alternativën dhe Aleancën për Shqiptarët se i janë shmangur komunikimit të drejtpërdrejtë për një marrëveshje të mundshme për bashkëpunim para zgjedhjeve të 12 prillit.

Ai mes tjerash tha se thirrjet për një koalicion trepalësh përmes mediumeve kanë qenë pjesë e taktizime dhe lojëra politike.

“Ne presim edhe më tutje që Aleanca për Shqiptarët të qëndroj në fjalën e dhënë që në fillim që të ulen të tre subjektet politike dhe të diskutojnë si të barabartë modalitetet e mundshme të një bashkëpunimi”, tha Kasami.

Exit mobile version