Telegrafi

Kartoni i kuq i Robin Van Persie kundër Barcelonës është ende njëri nga vendimet më të këqija në histori të futbollit

Kartoni i kuq i Robin van Persie kundër Barcelonës në vitin 2011 është lehtësisht vendimi më i keq i gjyqtarëve në dekadën e fundit në historinë e futbollit.

Kur Van Persie tashmë kishte një karton të verdhë, atij iu dha një i verdhë i dytë për atë që gjyqtari e vlerësoi se ishte “goditje e topit drejt portës” pas vërshëllimës së tij.

Ish-sulmuesi i Feyenoord u gjet në pozitë jashtë loje në minutën e 55-të, por nuk dëgjoi bilbilin dhe kështu e provoi fatin e tij me këmbën e djathtë.

Lexo po ashtu Renditja e sulmueseve të Arsenalit nga viti 2000 - nga i dështuari, deri te ai më i miri

Në mënyrë të pabesueshme, kishte vetëm një sekondë në mes bilbilit dhe goditjes së Van Persie, por Massimo Busacca vendosi ta përjashtoj atë me të dytin të verdhë.

Arsenali jo pak kohë më parë kishte barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen kthyese të raundit të 16-të, pasi fitoi në Emirates ndeshjen e parë të parë 2-1, dhe më pas humbi me rezultat 3-1 dhe u eliminua.

Arsene Wenger, i cili priti gjyqtarin pas lojës, për t’i thënë atë se çfarë mendonte për të, mendoi se Arsenali do të vazhdonte të fitonte ndeshjen, nëse sulmuesi i tij nuk do të largohej nga ndeshja.

Ndërkohë, Van Persie ishte shumë më i ashpër me vendimin duke e cilësuar atë si “vrasje e ndeshjes” me paramendim. /Telegrafi/