Chelsea po shënon fitore ndaj Milani me rezultat 2-0 pas 45 minutash, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Kampionëve.
Në fillim të ndeshjes, Milani e nisi pak më mirë, por ishte një betejë që në fillim, dhe gjyqtari Dominik Siebert, vendosi një kriter të tillë që ndante kartonë për çdo faull.
Situata më e diskutueshme ka ndodhur në minutën e 18-të, ku Fikayo Tomori tërhoqi Mason Mount nga pas, i cili ishte gati të gjuante në portën e ruajtur nga Ciprian Tatarusanu.
This Red card for Tomori has to be up there with one of the most scandalous decisions in UCL history #MILCHE pic.twitter.com/KjyictOUwR
— Zai ★ (@ZaiUtd) October 11, 2022
Ai akordoi penallti dhe e ndëshkoi Tomorin me karton të kuq direkt. Nga pika e bardhë ishte i saktë Jorginho që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1579915564654661632
Në minutën e 34-të, erdhi edhe goli i dytë, kur Mason Mount asistoi te Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 2-0.
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1579918804963840000
Mount ka mundu të shtojë rezultatin në minutën e 44-të, por gjuajtja e tij u prit nga Tatarusanu. /Telegrafi/