Ambasada e Holandës në Kosovë ka uruar qytetarët e Kosovës për vizitë turistike në Holandë nga janari i vitit të ardhshëm.
Nga ambasada kanë publikuar edhe një kartolinë të shkruar nga ambasadori, i cili iu uron kosovarëve të kalojnë kohë të mirë dhe të ketë udhëtim të sigurt.
“Me një kartolinë nga ambasadori ynë, urojmë qytetarët e Kosovës për vizitë të këndshme turistike në Holandë nga janari I vitit 2024 e në vazhdim. Plus një çantë shpine me gjërat që duhet përgatitur. Jemi të lumtur që marrim pjesë në fushatën e liberalizimit të vizave në 27 qytete të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës holandeze.
Bashkimi Evropian edhe një herë e ka konfirmuar se do të liberalizohen vizat për Kosovën, dhe se ky vendim nuk do të kthehet prapa.
BE-ja ka theksuar se liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
“Liberalizimi i vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Ai do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Komisioni kishte vlerësuar që nga korriku 2018 se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur standardet”, kanë deklaruar nga BE-ja. /Telegrafi/