Telegrafi

Kartolina e veçantë e përgatitur për prezantimin e Shqipërisë në “Eurovision 2019”

Jonida Maliqi në kartolinën prezantuese të Shqipërisë në "Eurovision 2019" (Foto: YouTube)

Sonte (e shtunë) do të mbahet finalja e madhe e “Eurovision 2019”, në Tel Aviv të Izraelit.

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, do të ngjitet në skenë e dyta, për të interpretuar këngën e saj “Ktheju Tokës”, me të cilën përfaqëson Shqipërisë sivjet në këtë festival.

Ajo pati një paraqitje të shkëlqyer të enjten në natën e dytë gjysmë-finale, nga ku edhe arriti të sigurojë votat e duhura të publikut dhe jurisë profesionale, për tu kualifikuar në kë natën finale.

Jonida Maliqi në kartolinën prezantuese të Shqipërisë në “Eurovision 2019” (Foto: YouTube)

Përpara prezantimit të çdo kënge, ashtu siç është traditë në “eurovision”, përgatiten kartonalina të veçanta për të prezantuar shtetin dhe artistin që konkurron.

Kartolinat e sivjetme janë realizuar të gjitha në Izrael, duke përzgjedhur lokacionet më të bukura dhe interesante për promovimin e shtetit mikpritës të edicionit të sivjetmë të “Eurovision”-it.

Lexo po ashtu Intervista e Jonida Maliqit për Telegrafin rreth pjesëmarrjes së saj në Eurovision 2019

Edhe kartolina e këngëtares Jonida Maliqi duket të jetë një nga më të veçantat këtë vit, e cila e sjell këngëtaren nën ritmet e lehta teksa vallëzon me katër balerina në mes të natyrës.

Kjo kartolinë është xhiruar në Banias Nature Reserve të Izraelit.

Banias është emri hebraik modern i një vendi të lashtë që u zhvillua rreth një pranvere të lidhur dikur me zotin grek, Pan. Ajo ndohet në fundin e e malit Hermon, në veri të lartësive të Golanit.

Banias Nature Reserve në Izrael (Foto: Wikipedia)

Banias përndryshe është edhe një nga degët kryesore të lumit Jordan. Arkeologët zbuluan një vend të shenjtë kushtuar Panit dhe hyjnive të lidhura me të, dhe mbetjet e një qyteti të lashtë të krijuar dikur pas pushtimit nga Aleksandri i Madh dhe i banuar deri në vitin 1967.

Karakteri i sivjetmë i kartolinave ka qenë vallëzimi, ndaj çdo artisti ka realizuar performanca të ndryshme në lokacionin ku ata e kanë xhiruar kartolinën prezantuese.

Jonida Maliqi në kartolinën prezantuese të Shqipërisë në “Eurovision 2019” (Foto: YouTube)

Jonida përndryshe mban kodin “02”, për të gjithë shqiptarët jashtë shteteve të Shqipërisë që kanë të drejtë vote ndaj saj. /Telegrafi/

Jonida Maliqi në kartolinën prezantuese të Shqipërisë në “Eurovision 2019” (Foto: YouTube)