Kjo është ajo çfarë po ndodh në Angli – një kartëmonedhë 5 paundëshe po shitet deri në 200 sosh!
E gjithë kjo për shkak të numrit serik i cili ndodhet në këto kartëmonedha.
Pra, nëse kodi i tyre fillon me AA01, kjo do të thotë se monedha e re plastike mund të shitet 40 fish më shumë sesa vlera e saj.
Mbledhësit e këtyre kartëmonedhave tani kanë blerë dy të tilla me çmimet 228 dhe 196 paund, sipas This is Money, transmeton lajmi.net
Disa të tjera janë vënë në shitje në eBay dhe çmimi i tyre shkon mbi 100 paund.
Deri më tani në qarkullim janë rreth 999,999 pesëshe që fillojnë me numrin serik AA01.
Mbretëresha e kishte marrë për dhuratë kartëmonedhën e parë të këtillë e cila mbante numrin serik AA01 000001.
Kartëmonedha ka dalë në qarkullim javën e kaluar dhe e veçanta e saj është se i mbijeton edhe larjes në makinë.