Qendra evropiane bankare njoftoi se në fund të vitit 2018 do të ndalojë së shtypuri kartëmonedhat prej 500 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kartëmonedhat ‘500’ euro me vlerë më të madhe nuk do të shtypen për shkak të shqetësimeve se kartëmonedhën vjollcë shumica e kriminelëve e përdorin për larje parash, dhe madje edhe për financimin e aktiviteteve terroriste.
Duke pasur parasysh se edhe në Maqedoni përdoret valuta euro, edhe qytetarët e Maqedonisë nuk do të kenë mundësi ta përdorin kartëmonedhën 500 euro. /Telegrafi/