Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta ndajë mirënjohjen ‘Karta e Republikës së Maqedonisë’ për Lidhjen e Shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mirënjohja ‘Karta e Republikës së Maqedonisë’ Lidhjes së Shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë i ndahet me rastin e 70-vjetorit nga themelimi si një organizatë e pavarur dhe autonome, në veçanti për rezultatet e arritura në aktivitetin e saj të gjatë përmes aktiviteteve të shumta për promovimin e statusit dhe përmirësimit të cilësisë të jetës së pensionistëve në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/