Telegrafi

Karriget që i porositi, postieri ia hodhi mbi derën e lartë dy metra e gjysmë (Video)

Jonathan Le Roux nga Britania e Madhe, që i porositi dy karrige nëpërmjet internetit, u shqetësua me formën se si ia solli postieri.

Megjithëse në pako shkruante se materiali i brendshëm është i ndjeshëm, ai i hodhi mbi derën e lartë dy metra e gjsymë, duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

“Në fillim, mendova se kështu i kishin dërguar, pastaj e pash kush ua shkaktoi dëmtimet. Të dy pakot ishin shqyer, nga njëra kishin dalë edhe pjesët e karriges” ka thënë Le Roux.

Kur është ankuar në postën e dërgesave të shpejta, me pamjet e marra nga kamera e sigurisë, atij i thanë se do t’i kompensojnë dëmin e shkaktuar. /Telegrafi/