Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-strategu i disa skuadrave shqiptare ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij si futbollit dhe si trajner.
Karriera e Zekirija Ramadanit si futbollist, ku u stërvit për tri vite, por nuk luajti.
Debutimi me Besën e Kavajës në Beograd dhe rrëfimi për tifozin që kishte udhëtuar me ekipin dhe deshi të futej në stadium me veshje kombëtare.
Si ofroi dorëheqjen te Prishtina, por presidenti nuk ia pranoi – në fund doli kampion.
Ishte në Arabinë Saudite trajner – por si u largua presidenti pas dy jave.
Sa herë vjen nga Shkupi gjithmonë i gostit futbollistët me bakllava – tradita interesante e Zekirija Ramadanit.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/