Site icon Telegrafi

Karriera e Melanias si modele: Nga mosha pesëvjeçare e deri te pozimi nudo (Foto, +16)

Melania Trump ka qenë një modele profesionale dhe është mësuar që të marrë duartrokitje për veshjen e saj.

Melania në vitin 1987.

Ajo ka punuar si modele në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, duke përfshirë edhe vendin e saj në Slloveni, ndërsa më pas siguroi një vizë pune në SHBA.

Melania si 17 vjeçare në Slloveni.

Ajo ishte vetëm pesë vjeçe kur modeloi për herë të parë për katalogët, së bashku me motrën Ines. Ndërsa në moshën 17 vjeçare filloi karriera e saj e vërtetë.

Në fillet e karrierës së saj të vërtetë.

Para 16 vitesh, Melania pozoi nudo për revistën GQ, teksa ndodhej në aeroplanin privat të Trump. Pjesë të imazheve ishin edhe stolitë e diamantit, prangat dhe armët.

Lexo po ashtu Dikur pozonte nudo, sot ajo është Zonja e Parë, shikoni pamjet tronditëse (Foto +18)
Pozimi nudo për revistën GQ.

Në vitin 1996, ajo kishte pozuar krejtësisht nudo për një temë lesbike të Max Magazine.

Foto tjera nga seti fotografik për GQ.

Kur u pyet për imazhet nudo të saj, Trump deklaroi: “Melania ka qenë një prej modeleve më të suksesshme dhe ka për shumë fotosesione, duke përfshirë edhe kopertinat dhe revistat e mëdha”.

Një set me temë lesbike.

“Kjo ka qenë një fotografi e realizuar për një revistë evropiane, para se unë të njihesha me Melanian. Në Evropë, fotografitë e këtilla janë shumë në mode dhe të zakonshme”. /Telegrafi/

Kjo është Zonja e Parë e SHBA-ve.

 

Exit mobile version