Telegrafi

Karriera e Kobe Bryant në numra

Kobe Bryant (Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

Mëngjesin e të dielës e ka humbur jetën në moshën 41 vjeçare një prej yjeve më të mëdhenj që ka njohur bota e basketbollit. Kobe Bryant vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë.

Me vite të tëra gjatë karrierës së tij u konsiderua si një prej basketbollistëve më të mirë të NBA, ndërsa më poshtë jua sjellim disa statistika nga sukseset e yllit të dikurshëm Los Angeles Lakers:

Lexo po ashtu Fjalët që Kobe Bryant ia kushtoi dashurisë më të madhe – basketbollit, në letrën zemërthyese kur u pensionua

33.643 — pikë të shënuara, i katërti në renditjen e përgjithshme (pasi e kaloi LeBron James)

20 — sezone në NBA, të gjitha me Los Angeles Lakers

5 — tituj të NBA

2 — çmime MVP në finale të NBA Finals

1 — çmim nderi MVP për sezonin e rregullt në NBA (2008)

18 — herë ishte në All-Star të NBA

15 — herë është përfshirë në ekipin All-NBA

12 — herë është përfshirë në ekipin mbrojtës të NBA

2 — medalje olimpike për ekipin e SHBA

81 — pikë të shënuara në një ndeshje (më 22 janar 2006 kundër Toronto Raptors). Vendin e dytë për më së shumti pikë në një ndeshje (Wilt Chamberlain e mban rekordin me 100 pikë të shënuara në vitin 1962)

60 — pikë i shënoi në mbrëmjen finale të karrierës së tij

2 — numra të pensionuar nga LA Lakers (8 dhe 24)


/Telegrafi/

(Foto: Lisa Blumenfeld/Getty Images/Guliver)