Mëngjesin e të dielës e ka humbur jetën në moshën 41 vjeçare një prej yjeve më të mëdhenj që ka njohur bota e basketbollit. Kobe Bryant vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë.
Me vite të tëra gjatë karrierës së tij u konsiderua si një prej basketbollistëve më të mirë të NBA, ndërsa më poshtë jua sjellim disa statistika nga sukseset e yllit të dikurshëm Los Angeles Lakers:
33.643 — pikë të shënuara, i katërti në renditjen e përgjithshme (pasi e kaloi LeBron James)
20 — sezone në NBA, të gjitha me Los Angeles Lakers
5 — tituj të NBA
2 — çmime MVP në finale të NBA Finals
1 — çmim nderi MVP për sezonin e rregullt në NBA (2008)
18 — herë ishte në All-Star të NBA
15 — herë është përfshirë në ekipin All-NBA
12 — herë është përfshirë në ekipin mbrojtës të NBA
2 — medalje olimpike për ekipin e SHBA
81 — pikë të shënuara në një ndeshje (më 22 janar 2006 kundër Toronto Raptors). Vendin e dytë për më së shumti pikë në një ndeshje (Wilt Chamberlain e mban rekordin me 100 pikë të shënuara në vitin 1962)
60 — pikë i shënoi në mbrëmjen finale të karrierës së tij
2 — numra të pensionuar nga LA Lakers (8 dhe 24)
/Telegrafi/