Site icon Telegrafi

Karlie Kloss dhe Joshua Kushner bëhen prindër sërish

Foto: Getty Images

Karlie Kloss është bërë nënë për herë të dytë.

Ish-engjëlli i “Victoria’s Secret” ka mirëpritur fëmijën e dytë më 11 korrik.

Bashkëshorti i saj, Joshua Kushner, e bëri njoftimin të enjten duke shpërndarë një foto në Instagram të të porsalindurit të tyre.

Foto: Getty Images

Megjithatë, ai nuk e bëri të ditur emrin e fëmijës së tyre.

Modelja, 30 vjeçe, njoftoi në maj se ajo dhe Kushner ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Karlie Kloss

Lajmi për shtatzëninë e parë të moderatores së “Project Runway” u shpall në tetor 2020 dhe Kloss solli në jetë djalin Levi, tashmë 2 vjeç.

Foto: Instagram

Ndërsa krijuesja e “Kode With Klossy” e mban private jetën e saj familjare, ajo e quajti mëmësinë “gëzimin më të madh” në një intervistë të emisionit “Today” në prill 2022.

Kloss dhe Kushner, 37 vjeçar, janë bashkë që nga viti 2012, gjersa biznesmeni i propozoi në vitin 2018.

Foto: Shutterstock

Në tetor të po atij viti, çifti u martua. Ata festuan me një ceremoni të dytë martese në qershor 2019. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version