Telegrafi

Karius teksa qan si fëmijë u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit, ngushëllohet edhe nga kundërshtarët

Loris Karius duke i kërkuar falje tifozëve për gabimet që bëri (Foto: Getty Images)

Real Madridi fitoi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1.

Për Los Blancos shënoi dy herë Gareth Bale, ndërsa një herë Karim Benzema.

Por, goli i francezit dhe i fundit në takim nga uellsini u shënuan si pasojë e gabimit nga portieri i Reds, Loris Karius.

Loris Karius duke qarë pas përfundimit të ndeshjes (Foto: Getty Images)

I dëshpëruar nga kjo portieri gjerman kur përfundoi takimi iu drejtuara tifozëve të Liverpooli duke kërkuar falje për gabimet e bëra.

Dëshprim i madh nga Karius (Foto: Getty Images)

Ai nuk ndalej për një moment duke qarë pasi dëshpërimi ishte i madh.

Karius u ngushëllua nga lojtarët dhe stafi i Reds vazhdimisht, por edhe nga lojtarët kundërshtarë pasi në futboll në fund dikush duhet të humbas.

Loris në përjashtim të natës së sotme gjatë sezonit ka bërë paraqitje të mira duke arritur t’ia zë vendin Simon Mignoletit. /Telegrafi/

Bale duke e ngushëlluar Kariusin, ky është futbolli… (Foto: Getty Images)