Loris Karius është kthyer të flasë për finalen e Ligës së Kampionëve, aty ku ishte njëri nga akterët kryesorë me dy gabimet e tij trashanike.
Liverpooli u mposht në finalen e madhe të Kievit nga Real Madridi me rezultat 3-1, dhe kjo erdhi edhe si ‘meritë’ e portierit Karius, i cili bëri dy gabime të pafalshme.
Megjithatë, Karius thotë se ka qenë i lënduar nga një goditje me bërryl e mbrojtësit Sergio Ramos, për të cilin shtoi se nuk i ka kërkuar asnjëherë falje.
“Askush nuk do ta dijë kurrë lidhjen midis goditjes që kam marrë dhe gabimeve që kam bërë më vonë në fushë. Nuk është një justifikim, vetëm një shpjegim”, ka thënë fillimisht Karius për gazetën Bild.
https://twitter.com/George___Owen/status/1000487602565386240
“Nuk e di nëse Sergio Ramos më ka lënduar qëllimisht. Vetëm ai e di, por nuk është e rëndësishme”.
“Megjithatë, ai kurrë nuk më ka kërkuar falje, as nuk më ka thënë se i vjen keq për mua”.
“Testet që mjekët më bënë mua, treguan qartë se kisha një dëmtime shikimi”.
“Në rrethana normale është e vështirë të imagjinohet se do t’i bëja ato gabime”, përfundoi portieri gjerman. /Telegrafi/