Telegrafi

Karius kërkon falje pas gabimeve: Nuk ndiej asgjë tani, ia humba finalen ekipit tim  

Loris Karius duke qarë pas përfundimit të ndeshjes (Getty Images)

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius ka kërkuar falje për gabimet e në humbjen e skuadrësn së tij në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Portieri i Reds bëri gabime në dy gola që pranoi skuadra e tij në humbjen 3-1 ndaj Real Madridit.

Pas ndeshjes, Karius u pa i shqetësuar dhe u kërkoi falje të gjithëve në klub pas këtyre gabime të cilat ndikuan në humbjen e finales.

Lexo po ashtu Karius teksa qan si fëmijë u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit, ngushëllohet edhe nga kundërshtarët

“Nuk ndiej asgjë tani, ia kam humbur finalen ekipin tim dhe ndihem keq për të gjithë”, ka thënë fillimisht Karius për talkSPORT.

Të gjithë tentuan ta ngushëllojnë Kariusin pas ndeshjes (Getty Images)

“Më vjen keq për të gjithë – nga skuadra e nga e gjithë klubi – që gabimet kushtuan shumë”.

“Nëse do të mund të kthehesha në kohë, do të bëja. Më vjen keq për ekipin tim. E di që i tradhtova ata sot”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loris Karius

“Është shumë e vështirë tani, por kjo është jeta e një portieri. Duhet ta qoni përsëri kokën lartë”.

“Këto gola na kushtuan me titull, në thelb”, përfundoi portieri gjerman. /Telegrafi/