Futbollistët kanë një jetë përrallore dhe kjo ka bërë që kohët e fundit të jenë cak i hajnave.
Një prej rasteve të tilla është edhe francezi i skuadrës së Real Madridit, Karim Benzema.
Ky i fundit ishte mbrëmë në ndeshjen kundër Barcelonës në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey.
Hajdutët kishin shfrytëzuar rastin që të hynin e të vjedhin në shtëpinë e lojtarit që gjendet në periferi të kryeqytetit spanjoll të Madridit.
Policia ka nisur hetimet dhe dyshohet se janë vjedhur gjësende në vlerë të 50 mijë eurove, por duke mos e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht.
Po të njëjtin fat e kishte përjetuar edhe Kevin-Prince Boateng para disa javëve kur Barcelona luante kundër Valladolidit.
Ndryshe, Benzema ka pësuar humbje me rezultat 3:0 kundër katalunasve duke u eliminuar në Kupën e Spanjës. /Telegrafi/