Real Madridi ka rikthyer në epërsi Barcelonën (2-1) në El Clasicon që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 25-të, kur Karim Benzema asistoi bukur te Vinicius Junior i cili me shpejtësi futet në zonë, gjuan dhe shënon për 1-0.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 42-të, kur Luuk de Jong arriti të shënojë nga afër për 1-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1481351300147150850
Në pjesën e dytë të dy skuadrat ishin më të matura, me mbretërit që ishin për një nuancë më të mirë.
Goli i epërsisë u shënua në minutën e 72-të, kur Karim Benzema shënoi për 2-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1481363750179336193
/Telegrafi/