Telegrafi

Karim Benzema e ndëshkon Barcelonën pas vetëm 12 minutash lojë në “El Clasico”

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës në El Clasicon që po luhet në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Ndeshja ka filluar mjaft furishëm, pasi Los Blancos e shënuan golin e parë të takimit.

Karim Benzema ka përfituar nga një goditje e kthyer nga portieri Ter Stegen, për të shënuan për 1-0.

Ishte Vinicius Junior, ai që e nisi gjithë këtë aksion, duke gjuajtur i pari, por topi kaloi në këmbët e francezit që shënoi me lehtësi. /Telegrafi/

https://twitter.com/ManuDaGoat__/status/1581653417822654464