Telegrafi

Karim Adeyemi, ylli i RB Salzburg që ka futur në ‘luftë’ Real Madridi dhe Atletico – por edhe shumë klube të tjera të mëdha

Karim Adeyemi është bërë një nga lojtarët më të lakmuar në Evropë pas paraqitjeve të tij me Red Bull Salzburg në Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon.

Disa klube të njohura evropiane si Barcelona, ​​Chelsea dhe Liverpool, e kanë ndjekur progresin e tij prej vitesh, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar është lidhur me një kalim te Bayern Munich në muajt e fundit.

Futja në garë e Real Madridi dhe Atlerico Madrid

Gazetari i Sport1, Florian Plettenberg ka raportuar se agjenti i Adeyemi është takuar me përfaqësuesit e Atletico Madrid dhe Real Madrid në kryeqytetin spanjoll.

Agjenti pati edhe një takim edhe me AC Milan, pasi lojtari i tij po shkëlqen, duke shënuar 10 gola në 12 ndeshje në Bundesligën austriake këtë sezon.

Goditjet drejt portës (Golat, ato jashtë dhe të priturat nga portierët) (Foto: Marca)

Sulmuesi i mrekullueshëm ka prodhuar 32 goditje, 25 prej të cilave ishin në objektiv, që përkthehet në përqindje prej 78.12 për qind.

Nga 13 golat që ka shënuar në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat, pesë e ndihmuan skuadrën e tij të hapte rezultatin.

Pasi fillimisht kishte luajtur me rezervat e klubit austriak, Salzburgu e promovoi të riun në ekipin e parë, ku paraqitjet e tij sezonin e kaluar ishin të jashtëzakonshme.

Harta e vrapimit të Adayemi (Foto: Marca)

Dalja e tij në skenë këtë vit ishte rezultat i një ndryshimi të lehtë në pozicionimin e tij në fushë, pasi ai është larguar nga zona për të luajtur në krahë, veçanërisht në krahun e majtë, nga ku po krijon më shumë rrezik dhe po vihet më shpesh përballë portës së kundërshtarëve se sa vitin e kaluar.

Një tjetër virtyt që duhet theksuar është shpejtia e tij, pasi Adeyemi mund të vrapojë 30 metra në vetëm 3.78 sekonda, gjë që e ndihmon atë të shkëputet nga mbrojtësit që në start.

A do të përshtatej Adeyemi në La Liga?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Marca ka përdorur sistemin e Smarterscout, një platformë që ofron shërbime në detyrat e skautizmit dhe që vlerëson paraqitjet e një lojtari, stilin e lojës dhe nivelin e aftësisë, duke e krahasuar me lojtarët e pozicionit të tij dhe në kampionat tjetër.

Nga kjo del se aftësia e tij për të dribluar kundërshtarët dhe golat e tij, së bashku me aftësinë e tij për të fituar duele dhe për të rikuperuar topin, mund ta bëjnë atë të dallohet në La Liga.

Sipas  Smarterscout, ai ka nevojë për të përmirësuar pasimet dhe fizikun./Telegrafi/