Juventusi triumfoi në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Kampioni italian para shikuesve të vetë mposhti Barcelonën me rezultat të pastër prej 3-0.
E kjo ka bërë që karikatura e ditës t’i kushtohet nënshtrimit të futbollistëve katalonas kundrejt atyre italian, transmeton Telegrafi.
Në fakt, në karikaturë shihet një plakë që simbolizon Zonjën e Vjetër (Juventusin) duke i qëlluar fëmijët (futbollistët) e Barcelonës teksa luajnë me top.
Ndryshe, takimi i kthyes mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (19 prill). /Telegrafi/