Real Madrid është sërish kampion i Evropës.
Madrilenët triumfuan në finale kundër Juventusit me rezultat 4-1.
E kjo ka bërë që edhe artisti Omar Momani t’i përkushtoj një karikaturë filanes së Cardiffit, transmeton Telegrafi.
Në imazhin e publikuar në portalin më të madh sportiv Goal.com, shihet se një person me kokën në formë harte të Evropës, po përkulet para trajnerit të Realit, Zinedine Zidane si dhe futbollisti më të mirë botë, Cristiano Ronaldo.
Ndryshe, ky ishte titulli i 12 në histori të skuadrës së Los Blancos në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/