Krishtlindjet do të duken pak më ndryshe për klanin Kardashian këtë vit.
Familja është bërë tashmë e njohur për organizimin e një feste të madhe në prag të Krishtlindjeve për të kremtuar me miqtë dhe familjen.
Këtë vit, megjithatë, familja nuk do të bëjë ndonjë organizim marrë parasysh pandeminë e coronavirusit.
Të dielën në mbrëmje, një fans shkoi në Tëitter për të pyetur Khloe Kardashian nëse festa ikonike e familjes së tyre është planifikuar të mbahej.
“Rastet me COVID-19 janë jashtë kontrollit në Kalifornia. Kështu që ne vendosëm që nuk do të bënim një festë në prag të Krishtlindjeve këtë vit”, tha ylli televiziv, 36 vjeçe. “Është hera e parë që nuk do kemi një ndejë në prag të Krishtlindjeve që nga viti 1978 besoj. Megjithatë, së pari shëndeti dhe siguria”.
Ajo shtoi: “Marrja seriozisht e pandemisë është e domosdoshme”.
Në fillim të nëntorit, një fans e kishte pyetur Kardashian nëse ata e kishin anuluar ahengun ose jo, dhe në atë kohë, familja ende planifikonte të festonte.
“Unë mendoj se do të duhet të jetë shumë më e vogël padyshim. Dhe unë jam plotësisht mirë me këtë! Por ne patjetër do të festojmë Krishtlindjet”, u përgjigj ajo në Twitter.
Herët këtë vit, Khloe po ashtu ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Në anën tjetër, familja Kardashian për çdo aheng apo ditëlindje që kanë festuar në fillim kanë bërë testin për coronavirus. /Telegrafi/