Dy motrat e famshme, së bashku me mamanë e tyre udhëtuan ditën e djeshme drejt San Diegos për t’iu nënshtruar testeve ndaj kancerit.
Femrat Kardashian, të shoqëruara nga dr. Paul Nassif i serialit “Botched”, shkuan te kompania Pathway Genomics, e cila teston gjenet që mund të shkaktojnë kancer, të tillë si ai i gjoksit.
Angelina Jolie pasi rezultoi pozitive, iu nënshtrua kirurgjisë parandaluese.
Kim, Khloe dhe Kris u testuan gjithashtu për diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Rezultatet nuk u bënë të ditura, ndërkohë që kujtojmë se patriarku i familjes Kardashian, Robert Sr. vdiq nga kanceri në moshën 59 vjeçare.