Telegrafi

Kardashian ende nuk ka vendosur se si do të vijë në jetë fëmija i saj i tretë

Ndërkohë që është përpjekur të shijojë eventin e “New York Fashion Week”, Kim Kardashian nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve lidhur me fëmijën e tretë.

Anëtari më i ri i familjes së West-Kardashian përflitet se do të vijë në jetë përmes një nëne surrogate.

Në një intervistë të dhënë për “E! News”, mbrëmjen e së premtes, Kimi ka zgjedhur të mos flasë rreth këtyre thashethemeve që qarkullojnë.

“Kam parë shumë lajme të ndryshme, ndërkohë që ne ende nuk kemi konfirmuar asgjë. Pra mendoj se kur të jemi gati të flasim rreth saj, do ta bëjmë”, tha Kardashian.

Ndryshe, tashmë Kanye West dhe Kima Kardashian kanë një djalë edhe një vajzë. /Telegrafi/