Kim Kardashian nuk e ka marrë ende veten pas grabitjes në Paris.
Tani ylli i Hollivudit ka vendosur që në shtëpinë e saj të ndërtojë një dhomë speciale kundër panikut dhe frikës.
Ajo ka vendosur që të paguajë sigurimin më të fortë i cili u takon zyrtarëve të lartë qeverisës.
Dhoma anti-panik do te jete e pajisur ne çdo cep me kamera. Do të jetë e ndërtuar që t’i mbijetojë zjarrit në mbi një mijë shkallë celsius dhe një tërmet të magnitudës 7.0 shkallë.
Çmimi i saj mund të kapërcejë 100 mijë dollarë, megjithatë Kim nuk kursehet aspak kur vjen puna për sigurinë.