Telegrafi

Karaxhiq: Po t’i kisha 600 euro, kurrë nuk do të më kapnin

Ende pa u bërë 24 orë nga lajmi se është dënuar me 40 vjet burg, Radovan Karaxhiq i cili ka kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, ka deklaruar për të përditshmen serbe Kurir se ndjehet me ndërgjegje të pastër dhe se do të ankohet për vendimin e Tribunalit të Hagës, pasi është i bindur se drejtësia do të dalë në pah.

Kryetari i parë i Republika Srpska, ka thënë se ndjehet me ndërgjegje të pastër, duke paralajmëruar se do të ankohet për vendimin, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ka urdhëruar serbët të jenë të vetëkënaqur, dhe të punojnë gjithë së bashku për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

“Ndjehem për mrekulli, ndërgjegjja ime është e qetë dhe jam i bindur se drejtësia do të fitojë në fund. Nuk jam viktima e vetme dhe nuk ndjehem si viktimë”, ka thënë Karaxhiq, duke shtuar se, “po të kisha nga 600 në muaj kurrë nuk do të më kapnin”. /Telegrafi/