Telegrafi

Karantinë 14 ditore për hyrjet nga Shqipëria në Greqi

Greqia njoftoi shtrirjen e masave kufizuese me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh për ata shtetas që udhëtojnë nga kufiri shqiptar drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve.

Sipas njoftimit në gazetën qeveritare greke, mbetet në fuqi kufizimi me 400, i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia.

Ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura. /TCH/