Telegrafi

Karantina i sjell në duet përsëri Vesa Lumën me Big Bastën

Foto: Vesa Luma/Instagram

Çifti i njohur, Vesa Luma dhe Big Basta, po qëndrojnë të karantinuar në Zelandën e Re – vend ky në të cilin janë shpërngulur prej vitesh.

Teksa po qëndrojnë në izolim, çifti kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë muzikë së bashku, për ta tejkaluar sa më mirë këtë periudhë.

Kështu, Vesa publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, ku shfaqej duke kënduar bashkë me bashkëshortin e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja sollën një ripërpunim të këngës “Holy Grail”, të Justin Timberlake dhe Jay-Z.

Big Basta ka shtuar një pjesë të repturës me vargje të thurura nga ai, teksa e kanë titulluar këngën “Karantina LifeStyle”.

Vesa Luma dhe Big Basta përndryshe ka kohë që nuk kanë sjell një bashkëpunim, dhe ky duet pas kaq kohe duket se i rifreskoi fansat e muzikës së tyre. /Telegrafi/