Telegrafi

Karantina në Qendrën e Studentëve pritet të mbyllet në fund të muajit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në vizitën që ia bëri Qendrës Studentore, në Prishtinë ka thënë se nga fundi i muajit do të mbyllet funksionimi i kësaj qendre si karantinë.

Kurti po ashtu tha se Kosova tha se nga fillimi i muajit qershor pritet të lirohen edhe masat tjera kufizuese, përcjell Telegrafi.

Ai po ashtu bëri thirrje që të ruhet distanca, higjiena personale si dhe të mos praktikohen vizitat familjare, nëse nuk janë të domosdoshme.

“U takova me drejtorin, vullnetarët, mjekët e policët të cilët kanë menaxhuar karantinën. Siç edhe ka thënë ministri Vitia, nga fundi i muajit do të  mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve, pasi janë krijuar kushtet për fitoren ndaj COVID-19.  Ndodhemi në fund, duhet të ruajmë distancën, higjiena personale, mos praktika e vizitave familjare janë të domosdoshme, nga fillimi i muajit do të vazhdojmë lirimin e masave tjera…”, ka thënë ndër të tjera kryeministri në detyrë, Albin Kurti. /Telegrafi/