Trajneri i Middlesbrough, Aitor Karanka ka konfirmuar se skuadra e tij kërkon të nënshkruaj me Jese Rodriguez nga Paris Saint-Germain.
Pas dështimit për të treguar vlerat e tij dhe për të zënë një pozitë titullari te PSG, Jese Rodriguez është duke menduar largimin dhe skuadra e fundit e interesuar për shërbimet e tij është Middlesbrough me trajnerin Karanka.
“Jese Rodriguez është një lojtar që kam punuar me të dhe unë e di se sa i mirë është ai”, ka thënë fillimisht Karanka në një konferencë shtypi.
“Lëvizja e tij e ardhshme është e rëndësishme dhe unë shpresoj se ne mund të bindim atë”, përcjell Telegrafi.
“Ai ishte duke luajtur për Real Madrid sezonin e kaluar. Ai është një lojtar për Ligën e Kampionëve, një lojtar i ri me një të ardhme të mahnitshme para vetes”, përfundoi ish-ndihmësi i Jose Mourinhos. /Telegrafi/