Telegrafi

Karakteristikat interesante të kompleksit Linda Premium Residence

Kompleksi Linda Premium Residence që po jetësohet nga Al Trade Center në zonën “Prishtina e Re”, është ndër më të popullarizuarit në vendin tonë.

Arsyeja për këtë popullarizim ka të bëjë kryesisht edhe me kushtet moderne që kompleksi i ofron, duke përfshirë sistemin Smart Home, mjekun e barnatoren e lagjes, hapësirat e shumta për aktivitete sportive, fitnes e pishinë, etj.

Por krahas këtyre kushteve, kompleksi banesor Linda Premium Residence është edhe shembull tipik se si bëhet gjenerimi kreativ i idesë dhe dizajnit në mënyrë që të arrihet një identitet origjinal.

Kështu plani arkitekturial i Linda Premium Residence është krijuar për t’i plotësuar të gjitha nevojat për një jetë bashkëkohore, duke ofruar një terren të mirë të zonës, pamje të bukur kah qyteti, etj.

Veç kësaj, objektet banesore janë të lidhura me ura ndërmjet vete duke u frymëzuar edhe nga arkitektura e vjetër lokale.

Duke pasur parasysh edhe nevojën për gjelbërim dhe ajër të pastër, Linda Premium Residence ofron edhe tarraca të mëdha gjelbëruese, ndërkaq të gjitha zonat kanë qasje në të gjitha hyrjet dhe daljet me qendrën.

E tërë hapësira e kompleksit i dedikohet komunitetit, duke ofruar hapësira gjelbëruese në pjesët e përparme.

Përndryshe, banorët e këtij kompleksi do të kenë vëzhgim 24/7 me kamera, parking të mjaftueshëm, restorant, market të lagjes, etj.

Për t’u bërë pjesë e këtij kompleksi, kontaktoni Linda Premium Residence në:

0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 777 127+383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777
info@altradecenter.com
www.altradecenter.com