Site icon Telegrafi

Karakteristikat e limuzinave të presidentit amerikan dhe atij rus, “Bisha” apo “Aurusi”?

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Donald Trump, duket se kanë pasion të madh për limuzinat presidenciale.

Newsweek ka krahasuar limuzinat e dy presidentëve, ku theksohet se vetura e presidentit amerikan është me e vjetër, por që pritet së shpejti të futet në funksion versioni i ri, transmeton Telegrafi.

Putin ka shpenzuar 192 milionë dollarë për flotën e re të limuzinave që i prezantoi gjatë inaugurimit të tij, si i përzgjedhuri që për të katërtën herë për të udhëheq Rusinë.

Tradicionalisht Rusia ka përdorur vetura të huaja (nga vende tjera) për të transportuar zyrtarët e lartë shtetëror siç është Mercedesi gjerman, derisa SHBA-të gjithmonë kanë qenë lider sa i përket veturave presidenciale, duke përdorur teknologjinë më të avancuar.

Lexo po ashtu Putin prezanton limuzinën e re presidenciale të prodhuar për herë të parë në Rusi (Foto/Video)

Limuzina e Putinit thuhet se është rezistente ndaj plumbave, dhe ka një motor 6.6 litra V12 që prodhon 860 kuaj fuqi, dhe quhet “Aurus”. Këtë emër e ka marrë bazuar në fjalën latine “aurum” që do të thotë flori dhe “rus”, si Rusia.

“Aurusi” i Putinit pretendohet se është i pajisur me teknologjinë moderne, kurse Trump e ka trashëguar limuzinën presidenciale e njohur me nofkën “Bisha” nga paraardhësi Barack Obama, i cili kishte filluar ta përdorë për herë të parë në vitin 2009.

“Bisha” është e ndërtuar nga çeliku, alumini, titaniumi dhe pllakat e qeramikës. Eksterieri gjithashtu është imun nga sulmet kimike, kurse pjesët e çelikta dhe gomat e veçanta bën që vetura të lëviz edhe kur ato shpohen nga plumbat.

Lexo po ashtu "Bisha" e re: Ajo kushton 1.5 milionë dollarë, është e rezistence ndaj shpërthimeve dhe sulmeve kimike (Foto/Video)

Limuzina e Trumpit peshon 8 tonë, e gjatë është 6 metra e gjatë dhe 2 metra e lartë. Dyert prej 8 inç janë të ngjashme me ato të aeroplanit Boeing, ndërsa pjesa e poshtme e limuzinës është rezistente nga bombat e vendosura në rast të ndonjë sulmi.

Raportohet se versioni i ri i “Bishës” do të jetë i gatshëm deri në fund të verës, kurse shumë karakteristika të tij do të jenë më të avancuar sesa modeli aktual.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se për prodhimin e kësaj veture janë shpenzuar rreth 15 milionë dollarë, dhe marrë parasysh limuzinat që i kanë përdorur presidentët amerikanë, padyshim që me plot të drejtë mbajnë primatin e veturës më të fuqishme në botë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Uiytjig00fs

 

Exit mobile version