Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva në lidhje me intervistat e fundit të Gruevskit për portalin “Republika”, ka thënë se e ka përcjellë të vërtetën e Maqedonisë në një rast të vetëm që ju dha për të dhënë intervistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gruevski edhe një herë e shfrytëzoi mundësinë që ta përcjellë të vërtetën tek të gjithë qytetarët, për çështjet politike në vend, me të njëjtat fjalë që mund të dëgjohen çdo ditë nga qytetarët e rëndomtë”, deklaroi Karakamisheva.
Edhe ajo përmendi se faktori ndërkombëtarë përzihet në sektorin qytetarë dhe politikën e brendshme të Maqedonisë, kësaj sipas Karakamishevës duhet t’i jepet fund./Telegrafi/