Analistaja maqedonase Tatjana Karakamisheva në një intervistë në TV Nova, mes tjerash ka folur edhe për opozitën maqedonase, të cilën e cilësoi si shërbyese e interesave të huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është normale që qytetarët të reagojnë në lidhje me rezultatin e tyre, pasi është vullneti i tyre. Shpresoj që situata nuk do të eskalojë dhe të hapen punë tjera. Opozita në vend që t’i pranojë rezultatet zgjedhore ashtu siç janë, ata mundohen që me çdo kusht t’i ndryshojnë ata”, tha Karakamisheva.
Ajo gjithashtu tha se LSDM-ja nuk ka forcë që të udhëheq shtetin dhe të përfundojë këtë skenar që e filloi me ndihmën e shërbimeve të jashtme./Telegrafi/