Site icon Telegrafi

Karakamisheva: Ivanov, babai i kombit!

Vendimi i presidentit Gjorge Ivanov ka peshë të madhe politike, tha profesoresha universitare Tatjana Karakamisheva mbrëmë në tv Nova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Të gjitha akuzat se vendimi nuk është kushtetues dhe se presidenti del jashtë ligjit, nuk janë të sakta. Kushtetuta i jep detyra të jetë përgjegjës për vendin, stabilitetin e shtetit dhe kombit dhe të jetë baba i kombit, për të përfaqësuar interesat e saj. Ne e shohim tashmë se të huajt kanë një problem serioz për ta “përtypur”, në qoftë se analizohet mirë mund të shihet se ky vendim dërgoi një sinjal të fortë politik për të gjithë ata që kanë ndërhyrë në politikat tona të brendshme më shumë se që ka nevojë, dhe të paautorizuar të jenë erëza kudo, sepse bashkësia ndërkombëtare ka vepruar si një qeveri në hije. Zyrtarët ndërkombëtarë kanë shkuar shumë larg – tha Karakamisheva për tv Nova, duke shtuar se ky vendim i Ivanov ka kthyer një faqe të re në politik dhe i dha fund përzierjeve të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version