Telegrafi

Karakamisheva: Imuniteti i deputetit nuk e mbron Dimovën që të bëj incidente

Profesoresha universitare dhe mbrojtëse e pushtetit të OBRM-PDUKM Tanja Karakamisheva ka komentuar sjelljen e deputetes së LSDM-së mbrëmë në protestat e ”Revolucionit Laraman” ku ajo përdori imunitetin e deputetit për të penguar konfiskimin e furgonit të protestuesve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Sjellja e deputetes Lidija Dimova dhe deputetëve tjerë të LSDM-së kanë qenë nën nivelin normal të një deputeti dhe për këtë ata shihet se nuk e njohin kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë. Habit fakti se si Dimova dhe tjerët nuk e dorëzuan imunitetin me bojkotimin e përkohshëm të punës së parlamentit. Trajko Veljanoski duhet të ju organizojë trajnim për njohje të punës së Parlamentit.” thotë profesoresha universitare dhe mbrojtëse e pushtetit të OBRM-PDUKM Tanja Karakamisheva./Telegrafi/