Telegrafi

Karakamisheva humb gjyqin kundër Zaevit në Gjykatën Administrative

Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Tanja Karakamisheva, ka humbur gjyqin para Gjykatës Administrative, kundër kryeministrit Zoran Zaev, mëson Nova TV.

Karakamisheva ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili në seancën e 11 qeveritare shkarkoi Karakamishevën nga Drejtoria për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Karakamisheva në Gjykatën Administrative kundërshtoi vendimin e Zaevit, ndërsa ka dorëzuar edhe propozim të veçantë për masë të përkohshme me të cilën ka kërkuar të mbetet në Drejtori deri në hyrjen në fuqi të vendimit, për shkak të ekzistimit të interesit publik.

Gjykata Administrative javën e kaluar ka sjellur vendim ta refuzojë ankesën e Karakamishevës. Ndërsa përveç asaj ankesa për shkak të shkarkimit ka dorëzuar edhe kolegu i saj nga Fakulteti i Drejtësisë, Goce Naumovski./Telegrafi/