Telegrafi

Karakaçanov: Qeveritë e Zaevit dhe Borisovit për dy vjet kanë bërë më shumë se të tjerat për 20 vite

Qeveritë e kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov për dy vjet kanë bërë më shumë se qeveritë e të gjitha kaluara në Sofje dhe Shkup në 20 vitet e kaluara, deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.

Pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim në fushën e luftës kundër trafikimit me njerëzit me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Karakaçanov tha se shkencëtarët dhe profesorët duhet të gjejnë zgjidhje, në fushën e përmirësimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit në të ardhmen.

“Maqedonia në Bullgari ka miqësi, partner dhe faktor që do të mbështes aspiratat e saj për integrim në BE”, tha Karakaçanov.

Në lidhje me Komisionin e përzier të Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore, Karakaçanov tha se ajo për bën punën e saj dhe se punët po lëvizin në drejtimin e duhur./Telegrafi/