Site icon Telegrafi

Karakaçanov për maqedonasit: Duan të paraqiten diçka tjetër, ata e flasin gjuhën bullgare

Zv.kryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ka hedhur sërish akuza në drejtim të Maqedonisë. Ai thotë se autoritetet maqedonase jetojnë me komplekse antibullgare.

Ai thotë se Maqedonia është vendi i vetëm që me stemën, himnin dhe Kushtetutën e saj mbështet postulatet e Titos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithë përpjekja e tyre është që të krijojnë marrëdhënie normale me Bullgarinë. Ne nuk kemi arsye pse të ndahemi. Në të dy anët e kufirit gjendet popullatë që flasin gjuhë të njëjtë, gjuhën bullgare, edhe pse janë bërë tentime në 73 vitet e fundit që të largohen nga gjuha bullgare dhe të paraqiten si diçka tjetër”, thotë Karakaçanov.

Sipas tij, politikat e autoriteteve maqedonase pas rënies së Jugosllavisë nuk çojnë në krijimin e një identiteti të veçantë, por në shkatërrimin e atij bullgar.

Ai tha se retorika e partive shqiptare është radikale me thirrjet për federalizim dhe kërkesë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe./Telegrafi/

Exit mobile version